Big Mamës nuk i pëlqejnë këmbët e holla të Beniadës dhe i bën komentin epik

Teksa Beniada ishte duke bërë ushtrime ishte Big Mama dhe Meridiani që e ‘ngacmonin’ atë. Ishte pikërisht tema për këmbët e Beniadës, që tre banorët shtyheshin mes vete, shkruan lajmi.net.

Teksa Beniada thoshte se kishte këmbë të bukura Big Mama e ‘përqeshte’ atë. ‘Ti nuk ke këmbë, unë kam kofshë’, ishte njëra ndër komentet e Big-ut. Në anën tjetër Meridiani u shpreh edhe më rëndë duke i thënë se i ka këmbët si karkalec.

Ndërkohë derisa ata vazhdonin me batuta Beniada i merrte me shumë sportivitet dhe iu thonte se janë ziliqarë. Big Mama vazhdoj gjithashtu duke i thënë se me këmbët e saj të holla ajo i gërryen dhëmbët. Beniada është njëra ndër banoret më pozitive në BBV dhe gjithashtu po merr vëmendjen edhe të shumë fytyrave publike me theksin e saj.

Pak dite me pare, Beniada dhe Donaldi i kanë bërë një nga rrengjet më epikes aktores së njohur Monika Lubonja, gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Nuk është hera e parë që e tremben, pasi shpesh ajo ka qenë në qendër të lojërave të banorëve kur vinte puna për të trembur dikë.

Sigurisht pas Sarës, që u vu fillimisht në shënjestër. Këtë herë Beniada ka bërë karremin për Monikën. Ajo kishte mbështjellë një batanije dhe po bënte sikur mbante një pulë brenda saj. Monika kujtoi se Beniada po tentonte ta nxirrte jashtë, si mision nga Vëllai i Madh.

Bukuroshja që ka ardhur nga Italia për të konkurruar në këtë reality show e bëri më së miri pjesën e saj dhe e çoi aty ku donte Monikën. Donaldi më pas “u aktivizua” dhe Monikës u shtang në vend. Aktori dhe Beniada u shkrinë së qeshuri pasi e kryen me sukses misionin e tyre. Video

Author: admin