Brenda shtëpisë së ‘BBV’ vetëm ziheshin, Arditi na habit fare tani me atë që thotë për Semin

Ardit Çuni dhe Semi Jaupaj janë dy banorët e eliminurar nga Big Brother Vip. Ndonëse brenda shtëpisë ka pasur përballje e debata të ashpra mes tyre, me të dalë nga shtëpia këto momente janë hedhur pas shpinës.

Arditi dhe Semi kanë vazhduan miqësinë mes tyre ku nuk ka munguar sot as një foto e përbashkët nga ish banori i BBV. Arditi ka postuar një foto me Semin në studion e Top Channelit meqë rast ka bërë edhe një dedikim. “Zihemi, shahemi po me rendesi qe ne fund duhemi 🤍 Xhan un ty”, ka shkruar Çuni.

Kur ishte e ftuar në studio, Ajo nuk hezitoi të komentoi sërish lidhjen e Donaldit dhe Beatrixës brenda shtëpisë. Gjithashtu, sqaroi se Donaldi nuk e ka penalizuar lojën e saj dhe se përkundrazi ai e ka ndihmuar atë në moemntet më të vështira të saj. Madje ajo në një moment potencoi se muajin e fundit nuk ka qëndruar edhe shumë afër Donaldit gjë e cila krijoi të qeshura në studio.

Ishte pikërisht opinionisti Arbëri ai i cili ironizoi me Semin rreth cështjes që ajo potencoi për afrimitetin e saj muajin e fundit me Donaldin. Semi i tha Arbërit se ndoshta nuk e ka parë ai BBV-në, në anën tjetër Arbëri ironizoi me të duke u shprehur: Po moj motër po. (Shiko videon nga minuta e 1:52. Video)

Gjithashtu, Arbër Hajdari mbrëmë i ka reaguar ashpër Donaldit. Derisa komentonte situatën në lidhje me Arjolën, opinionisti iu drejtu me disa kritika atij. “Nuk mund të më imponohesh”, i tha Arbër Hajdari pasi Donaldi vazhdimisht fliste me britma.

Tutje, opinionsti shtoi: “Trego respekt se nuk është normale. Unë kam mendimin tim ti kë tëndin”. Reagimi i Arbërit u prit mirë nga publiku që e shoqëroi me duartrokitje të forta. Nuk është hera e parë në fakt që Arbëri bën batuta të till në spektakël direkt, gjë që është pritur mirë nga publiku.

Author: admin