Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.
Po ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.
Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.