- 1 – Më frikë sot duhet të kemi nga Policia apo nga Mafia?
Të kemi kujdes nga policia, të kemi ndrojtje nga mafia, por frikë të vërtetë të kemi nga “Mafia e Qeverisë Policore”.
- 2 – Tani që s’ka dosje, pse u votua Ligji i Hapjes së Dosjeve?
Nuk u votua ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit, por ligji për dosjet e reja që do krijojë qeveria në bashkëpunim me mbetjet opozitare.
- 3 – Rama tha që 80% të çmimit të energjisë qytetarëve ua paguan qeveria. Buxhetin ai e quan xhep të vetin?
Jo vetëm buxhetin, por gjithçka që ekziston në territorin e Shqipërisë, mbi tokë e nën tokë, ai e konsideron personale. D.m.th. që punon për hesap të xhepit të tij.
- 4 – Si mendon, opozita do të bashkohet apo do të ndahet?
E sigurt opozita do të bashkohet, por duke u ndarë. Ashtu si në mjekësi, trupi i sëmurë shëndoshet duke hequr pjesët e infektuara, p.sh. apendicitin.
- 5 – Pedagogët janë në grevë. A do t’i mbështeste ata Rama nëse kryeministër do të qe Berisha?
Sigurisht, organizator dhe kryetar i protestës do të ishte Rama dhe nga eksperienca e kaluar kur ai digjte goma, sot do të digjte librat, leksionet dhe fletoret.