Vendi ynë do të dominohet gjatë ditës së sotme nga vranësirat të shumta, të cilat në disa raste do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu me intensit të ulët dhe lokalisht mesatar, më të ndjeshme në zonat veriore dhe jugore. Ndërsa në zonat malore veriore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.