Katër avionë luftarakë rusë shkelën për pak kohë hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland në Detin Baltik. Kjo është bërë e ditur nga ushtria suedeze. Bëhet fjalë për dy avionët ushtarakë “Su-27” dhe “Su-24”.
“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë,” tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström. “Ne kemi kontroll të plotë të situatës.”
“Në dritën e situatës aktuale, ne e marrim incidentin shumë seriozisht. Është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë,” tha Edström./Shqiperiaime.com.al