31 Tetor 2022. Temperaturat në rënie, por sërishmi “verore”

Sipas MeteoAlb, vendi ynë prej disa ditësh ndodhet në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe gjatë të hënës do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në Shqipëri.

Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotërues në një pjesë të mirë të Shqipërisë gjatë mëngjesit dhe mesditës. Por pasditja dhe orët vijuese sjellin kalime të lehta nëpër territor, ku në zonat malore kryesisht ato veriore do të jenë më të dukshme vranësirat.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Author: jehona