30 Qershor 2022

Vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.

Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 35°C

në zona e ulëta 19 deri 37°C

në zona bregdetare 22 deri 34°C

Author: jehona