Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin rrebeshe të pakëta në zonat malore, ndërsa pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu. Bregdeti mbetet në pjesën më të madhe mbetet me mot të qëndrueshëm.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulet në mëngjes, por mbetet konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë