Sot deri në 37°C
Qarkullimi i masave ajrore të nxehta do të vijojë edhe të premten, duke sjellë orë me diell. Në mesditë e pasdite do të shtohen vranësirat shtresore.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje e veriperëndim e lehtë deri mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 17 deri 32°C
në zona e ulëta 19 deri 37°C
në zona bregdetare 21 deri 34°C