Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë vendi ynë të jetë në dominimin e orëve të shumta me diell.
Por pritet që orët e mesditës dhe pasditja kryesisht të sjellin përkohësisht kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Vranësirat nuk pritet të sjellin reshje shiu në këto zona. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar do të jetë me mot të kthjellët dhe pas mesdite.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.