Gjatë ditës së sotme territori shqiptar parashikohet të jetë me kthjellime të pakta dhe kalime vranësirash të cilat sjellin reshje të pakta shiu në zonat veriore në orët e para të ditës.
Por pritet që pas mesdite të ketë zhvillime të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin. Reshjet do të mbeten më të fokusuara në zonat veriperëndimore dhe veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.