Deri në orët e mesditës vendi do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin.
Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.