Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë në orët e para të ditës dominimi të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit Shqiptar. Ndërsa pas mesdite pritet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat juglindore të vendit tonë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.