Parashikimi i datës 27 Korrik 2022
Sipas sinoptikanëve, të enjten shumë zona të vendit do të përfshihen nga reshje shiu, të shoqëruara dhe me mini-stuhi breshëri. Por bëhet me dije se në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta nuk do të ketë reshje shiu, por do të ketë forcim të erës, që pritet të sjellë dallgëzim të lartë kryesisht në brigjet e Jonit.
Kështu duhej të ishte, por realiteti është :
Fakti sot
Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Por parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.
Sipas MeteoAlb, mbrëmja rikthen dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.