Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave duke gjeneruar shira të pakët në vendin tonë.
Edhe në pjesë e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.