Pas ditëve të nxehta me temperatura që shkuan deri në 40 gradë celcius, sinoptikanët parashikojnë se duke duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe duke vijuar ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë ulje, por ky freskim i motit do jetë i përkohshëm.
Sipas sinoptikanëve, të enjten shumë zona të vendit do të përfshihen nga reshje shiu, të shoqëruara dhe me mini-stuhi breshëri. Por bëhet me dije se në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta nuk do të ketë reshje shiu, por do të ketë forcim të erës, që pritet të sjellë dallgëzim të lartë kryesisht në brigjet e Jonit.
“Sot në fakt në mesditë presim që të kemi një rënie me dy gradë në disa zona të izoluara dhe tre gradë, kjo do të bëjë që termometri të ngitet sërish në 39 apo 39.5 gradë. Një freskim shumë i lehtë, megjithatë do të ndihet akoma nxehtë. Në disa zona kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit pritet që të kemi rrebeshe shiu, do të ketë ministuhi breshëri pothuajse në të gjithë zonën lindore të Shqipërisë. Ndërkohë shpëton vija bregdetare dhe zonat e ulëta që do të jenë pa reshje. Megjithatë vija bregdetare, sot pas mesdite dhe kryesisht ditën e nesërme do të ketë një forcim të menjëhershëm të parametrit të erës, pra priten mini-stuhi ere duke sjellë kështu momente të shkurtra me një erë të fortë si edhe dallgëzim të lartë në brigjet, kryesisht brigjet e Jonit. E mërkura dhe e enjtja do të kenë rrebeshe shiu të izoluara në zonat malore. Nesër rrezikohen edhe disa zona të ulëta, kryesisht qarku i Elbasanit, rrethinat e Tiranës, mali i Dajtit, megjithatë është freskim i motit krejt i përkohshëm. Duke filluar që nga e premtja dhe fundjava mbyllet muaji Korrik me temperatura të larta. Vlerat që priten në vijim do të jenë jo më shumë se 39 apo 40 gradë”, tha sinoptikania.