Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin shqiptar dominim të kthjellimeve.
- Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë kalime të pakta e të përkohshme të vranësirave në zonat malore dhe në qytete e zonës së ulët, ku më të dukshme vranësirat do jenë në shtrirjen Lindore, por nuk do të gjenerojnë reshje.
Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.