Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta që kanë përfshirë vendin tonë po diktojnë kushtet e motit në Shqipëri, duke sjellë mbizotërim të kthejllimeve në orët e para të ditës. Por pritet që pas mesdite vranësirat të shfaqen përkohësisht në zonat malore dhe në zonat e ulëta, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Verilindje dhe Juglindje të vendit tonë. Ndërsa qytetet e zonës bregdetare do të vijojnë në dominimin e motit të kthjellët edhe gjatë pasdites e mbrëmjes.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.