Rriten temperaturat
Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.