Temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe gjatë kësaj të shtune. Moti do të vijojë të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.