Gjatë orëve të paradites vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve , përjashtuar zonat malore, ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të gjithë vendin, ku në zonat veriore dhe qendrore priten dhe rrebeshe. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushtet e motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, ndërsa mesdita do të ruajë të njëtat vlera konstane duke u luhatur nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.