Sot përkujtohet përvjetori i 21-të nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në Neë York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.
- Dy avionë goditën kullat binjake në Neë York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.
Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.
Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: “Isha shtatzënë me më të voglin tim kur dëgjova lajmin. Më shumë njerëz binin ose hidheshin sesa digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që binte nga Qendra Tregtare.”