Deri në orët e mesditës parashikohet që territori shqiptar të ketë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në momente të shkurtra, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Jugore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.