Pasditja me vranesira, por pa rreshje
Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar vijon të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale 12°C, ndërsa vlerën maksimale 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.