Në vendin tonë vijojnë të jenë mbizotëruese kushtet e qëndrueshme të motit, ku në Ultësirën Perëndimore orët me diell do të jenë të shumta ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.
Parashikohet që vranësirat të theksohen në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe kryesisht pasdites, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.