19 Nëntor 2022- Vranësira dhe shi

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb, ritet që më të dukshme reshjet të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Author: jehona