Moti sot e nesër, fillon rënia e temperaturave
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta nga Europa Veri-lindore të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/23°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 12/25°C
Kosova, e enjte 19 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 14 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 19°C -22°C .
E premte 20 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/25°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/24°C.