Sot do të dominojnë temperatura të larta, por meterologët njoftojnë se duke nisur nga dita e nesërme temperaturat do të ulen dhe do të vijojnë të tilla përgjatë gjithë fundjavës.
Ndërkohë do të ketë edhe rrebeshe shiu por nuk do të ketë rrezik për katastrofa apo përmbytje në vendin tonë.
Në zonat jugore duke nisur nga mbrëmja e të shtunës, parametri i erës do të forcohet ndjeshëm.
Java e ardhshme do të jetë me reshje dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius.