Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore.
- Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.