Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës parashikohet të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat malore, të cilat nuk do të sjellin reshje. Ndërsa zonat bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët do të vijojnë të dominohen nga kthjellimet dhe gjatë mesditë dhe pasdites.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.