Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit.
Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.