Këto do të krijojnë kushtet për mot të kthjellët me vranësira kalimtare. Në orët e nxehta të ditës vranësirat do të marrin zhvillim në zonat malore e kryesisht në juglindje.
Në këto zona gjatë mesditës parashikohen reshje shiu afatshkurtra. Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 13 deri 27°C
në zona e ulëta 16 deri 33°C
në zona bregdetare 17 deri 31°C