Sipas MeteoAlb, territori shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, më të dukshme këto në zonat malore.
Por orët në vijim pritet të përmirësojnë gradualisht motin në të gjithë territorin, ku gjatë mbrëmjes dhe natës vonë vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.