Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të ketë një mot me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por që zonat malore do të ketë kalim të pakta vranësirash. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në verilindje të vendit, por nuk do të ketë reshje shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.