- Shit kalë e shkollo djalë. KOLONJË
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
- Pyet detin, sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
- Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
- Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
- Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
- Gunë e huaj s’të mban ngrohtë. KOLONJË
- Zër zanatin dhe vere në strehë. (Leskovik)
- Ndryshe thuhej: Në ta mban, ja ku është Kolonja!
- Më mirë pesë sot se dhjetë mot. (Leskovik)
- Ka hesap udha e Kolonjës. (Korçë)
Në kohë të mëparshme rruget e krahinës së Kolonjës ishin të rrezikshme e gjindeshin shpesh nën kërcnimin e kacakëve. Për këtë arsye çdo udhëtar që do të kalonte nëpër ato rrugë e bente hesap fort udhën e bëhej me shokë e armatosej mirë per t’i bërë ballë çdo rreziku.
Kështu edhe për t’i hyre një pune të vështirë duhej menduar më parë për të marrë të gjitha masat.