Vendi ynë në orët e para të ditës do të jetë mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore. Pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.