
18 shkurti erdhi dhe shumica e shqiptarëve sot e kanë mendjen te finalja e madhe e Big Brother VIP Albania. Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel janë kandidatët për trofeun e madh.
Shqiptarët kanë patur 7 ditë kohë për të votuar dhe gjithsej një personi i lejohen 5 vota në ditë. Pra, një numër telefoni mund të bëjë 5 SMS në ditë. Një SMS kushton 600 lekë të vjetra.
Pretendohet se eshte zbuluar procesi i votimit të deritanishëm, kur kanë ngelur edhe pak orë nga finalja dhe fundi i televotimit. Deri tani Top Channel ka marrë gjithsej 1,1 milionë vota./asutimes.com