Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të sjellin mot të qëndrueshëm por të ftohtë në vendin tonë.
Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që: pasditja dhe mbrëmja të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.