Vendi ynë gjatë paradites do ketë domimin të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave.
Ndërsa orët e mesditës risjellin zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shtrirjen Lindore dhe shumë më të pakta do të jenë në pjesën tjetër të vendit, ku në zona të izoluara priten dhe rrebeshe shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.