Vendi ynë do të karakterizohet këtë të martë nga një mot i paqëndrueshëm, ndërsa vranësirat do të jenë dominate.
Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore Lindore ndërsa reshje të pakta shiu do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta. Orët e pasdites do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.