Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë më dukshme në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët gjatë paradites.
Pasditja dhe mbrëmja do të shfaqë vranësira në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ulët gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit do të sjellin ngrica në disa akse rrugore në zonat Lindore dhe Veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.