Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ku vetëm në zonat e thella malore do ketë kalime të lehta të vranësirave.
Por pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat në zonat malore dhe gjithashtu do të shfaqen pjesërisht në zonat e ulëta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të vijoj të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë