Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shfaqje e vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.