Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta varënsirash.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.