Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme . Si rezultat pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, që më të dukshme do të jenë në në zonat veriore të Shqipërisë.
Vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht qëndrore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.