Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.
ERA
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen:
Në zona malore 6 deri 24°C
Në zona e ulëta 8 deri 29°C
Në zona bregdetare 12 deri 29°C