
Vlerat e larta të presionit në vend do të vijojnë të ndikojnë në motin e qendrueshëm. Parashikohen orë me diell dhe vranësira të larta shtresore.
Era
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e në bregdet përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat
Temperaturat parashikohen të pësojnë luhatje të forta gjatë ditës duke marrë tiparet e vërteta të një dite vjeshte:
- Në zona malore 5 deri 22°C
- Në zona e ulëta 12 deri 27°C
- Në zona bregdetare 13 deri 26°C