Vendi ynë përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse të gjithë territorin. Gjithashtu parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në një pjesë të mirë të Shqipërisë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa në zonat Lindore pritet që reshjet e shiut të jenë në sasira më të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.