Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të dominohet nga moti qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Por pasditja sjell kalime të pakta të vranësirave duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluara në skajin Verior.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.